Akil Gjakova mbetet pa medalje

  • 11 May 2019 - 15:39
Akil Gjakova mbetet pa medalje

Akil Gjakova kthehet në Kosovë pa medalje, ai humbi mundësinë edhe për të bronztën. Akil Gjakova ka dështuar në “Grand Slamin” e Bakusë, duke mos arritur të rrëmbejë medalje, raporton Gazeta Express.

Ai humbi mundësinë për medalje të argjendtë dhe të artë kur u mposht në çerekfinale nga xhudisti izraelit, Tohar Butbul.

Megjithatë, Akili kishte një tjetër shans për medalje, atë të bronztë përmes Ripasazh.

Fillimisht, ai nisi gjithçka mirë dhe e mposhti xhudistin nga Moldavia, Victor Sterpu, por nuk arriti të fitojë edhe luftën e fundit, për të rrëmbyer këtë medalje.

Akili u mposht me ippon nga vendasi, Rustam Arujov dhe kështu kthehet në Kosovë pa medalje.

Pas Akilit, të dielën, Loriana Kuka do të zbresë në skenë, në kategorinë -78 kilogramë.

Në rrethin e parë, ajo do të ketë punë me britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown, ndërsa nëse e fiton këtë meç në xhiron e dytë e pret Madeleine Malonga, që kaloi tutje pa luftë.

Të dy xhudistët synojnë të fitojnë medalje në Baku, e po ashtu edhe pikë drejt sigurimit në normës olimpike për Olimpiadën “Tokyo 2020”.

Image

(Kosova Sot Online)