Homofobi dhe racizëm, Rakitic nën akuzë për intervistën e 7 viteve më parë

  • 11 May 2019 - 15:54
Homofobi dhe racizëm, Rakitic nën akuzë për intervistën e 7 viteve më parë

Është një moment i zi për Ivan Rakitic, mesfushorin e Barcelonës që pas eliminimit nga Champions League ka përfunduar në shënjestrën e mediave dhe tifozëve për shkak se shkoi pa leje në Sevilje për të festuar, në një moment mjaft delikat për klubin.

Nëse jehona e atij veprimi u shua me kalimin e ditëve, edhe më e rëndë është ajo që po ndodh tani, sepse në internet është rikthyer në qarkullim një intervistë e vitit 2012, ku mesfushori kroat fliste për revistën "Offside" dhe lëshonte një deklaratë të fortë kundër homoseksualëve.

"Kam respekt për homoseksualët, por nuk i dua ata njerëz në dhomat e zhveshjes. Nuk do largohesha nga ndonjë ekip për atë arsye, sepse i respektoj njësoj homoseksualët, të zinjtë, bullafiqët apo xhuxhët, por nëse është e mundur, preferoj t'i mbaj homosekualët jashtë jetës sime".

Natyrisht, fraza që i përkasin një periudhe të shkuar, por në epokën e internetit gjithçka mbetet aktuale dhe Rakitic do të ketë shumë probleme, aq sa në verë mund të largohet nga Barcelona.

Image

(Kosova Sot Online)