Interesim i jashtëzakonshëm për derbin Prishtinë – Llapi

  • 11 May 2019 - 16:28
Interesim i jashtëzakonshëm për derbin Prishtinë – Llapi

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit në kuadër të xhiros së 31-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Pasi që derbi Prishtinë – Llapi është shumë i rëndësishëm për radhitjen e klubeve në tabelën e IPKO Superligës, shumë tifozë kanë shprehur interesim për këtë ndeshje.

Kjo gjë vërehet përmes numrit të madh të të pranishmëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, të cilët kanë blerë bileta për ta përcjellë këtë derbi nga afër.

Image

Prishtina dhe Llapi janë në luftë të rreptë për titullin e kampionit të Kosovës, bashkë me Feronikelin.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit, Feronikeli kryeson me vetëm dy pikë më shumë sesa Prishtina e Llapi, që kanë pikë të barabarta.

Derisa këtë javë Prishtina takohet me Llapin, një javë më vonë Llapi e pret Feronikelin. Kurse, në xhiron e fundit, Prishtina do ta vizitojë Feronikelin në Drenas.

Image

Ky orar dhe gjendja aktuale e tabelës e bën kampionatin kosovar ndër më interesantët në Evropë.

(Kosova Sot Online)