Shikoni golin që iu anulua Bayern-it me VAR

  • 11 May 2019 - 17:14
Shikoni golin që iu anulua Bayern-it me VAR

Leipzig-Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për javën e parafundit të Bundesliga-s është zhbllokuar në minutën e 50-të nga miqtë, por goli është anuluar nga VAR.

Sipas arbitrit, aksioni ka nisur nga një pozicion jashtë loje i Robert Lewandowski-t. Ky mund të kishte qenë goli i titullit për ekipin e Kovac, që për momentin ka vetëm një avantazh prej dy pikësh me Dortmund-in e vendit të dytë.

Nëse Bayern barazon dhe Dortmund-i fiton, titulli do të vendoset në javën e fundit.

(Kosova Sot Online)