Namani: Nuk ka ndodhur asnjëherë një rast i tillë në futbollin kosovar

  • 11 May 2019 - 17:28
Namani: Nuk ka ndodhur asnjëherë një rast i tillë në futbollin kosovar

Hamdi Namani është deklaruar pas përfundimit të pjesës së parë në mes të Prishtinës dhe Llapit.

Anëtari i skuadrës llapjane ka folur për lëndimin që pësoi bashkëlojtari i tij, Valmir Veliu, pas përplasjes që kishte me një lojtar të Prishtinës.

 

“Ishte një moment i vështirë, sepse nuk kemi parë duke ndodhur një rast i tillë në futbollin e Kosovës”, u shpreh Namani për lëndimin e Veliut.

Anëtari i Llapit tha se ata do të mundohen që t’i mbledhin forcat për të shënuar në pjesën e dytë, ndërsa rastet nuk munguan.

“Do t’i mbledhim forcat që në pjesën e dytë të tentojmë të shënojmë dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka përfunduar Namani.

(Kosova Sot Online)