Ndizet gara për titull të Bundesligës pas gabimit të Bayernit

  • 11 May 2019 - 17:38
Ndizet gara për titull të Bundesligës pas gabimit të Bayernit

Xhiroja e parafundit në kuadër të këtij sezoni të Bundesligës vetëm sa e ka ndezur edhe më shumë garën për titull, pasi që Bayerni u ndal nga Leipzigu, ndërsa Dortmundi siguroi fitore kundër Fortuna Dusseldorfit.

Bayerni e pati mundësinë të shpallet matematikisht kampion i Bundesligës sot me fitore kundër Leipzigut, megjithatë skuadra e Niko Kovacit dështoi në këtë detyrë dhe ndeshja përfundoi me barazim pa gola.

Përkundër që Bayerni e dominoi ndeshjen me posedim të topit dhe me goditje drejt portës, bavarezët nuk arritën ta gjejnë golin që i duhej për t’u shpallur kampionë. Kjo gjë ndodhi edhe për shkak të superparaqitjes së portierit të Leipzigut, Peter Gulasci, i cili e mori notën më të lartë nga futbollistët në fushë (8.0).

Ndërsa, për ta mbajtur gjallë shprehur për t’u shpallur kampion i Bundesligës, Dortmundi siguroi fitore me rezultat 3:2 në ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfit, që nga minuta e 82-të luajti me dhjetë lojtarë, pasi që Ada, Bodzek u ndëshkua me karton të kuq.

Christian Pulisic e shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 41-të, duke e kaluar Dortmundin në epërsi, në ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Signal Iduna, pasi që pas përfundimit të këtij sezoni ai do t’i bashkohet skuadrës së Chelseat.

Rezultati u barazua në minutën e 47-të të ndeshjes, përmes golit të shënuar Olivier Fink. Megjithatë, Dortmundi arriti ta gjejë edhe një herë portën, në minutën e 53-të, përmes Thomas Delaneyt.

Mario Gotze e shënoi golin e qetësisë për Dortmundit, në momentet e fundit të ndeshjes, por Leipzigu iu përgjigj me golin e Dawid Kownackit.

Pas këtyre rezultateve, Bayerni ende e mban kreun e tabelës së Bundesligës, ndërsa Dortmundi e ndjek nga pas me dy pikë më pak. Kampioni i këtij sezoni do të vendoset në xhiron e fundit të sezonit, që zhvillohet të shtunën tjetër.

Përderisa Dortmundi do të kërkojë fitoren kundër Monchengladbach, Bayern Munichu do ta presë në shtëpi Eintracht Frankfurtit, që këtë sezon ka shkëlqyer në rrugëtimin deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

 

(Kosova Sot Online)