Fitore e madhe e Prishtinës në derbi

  • 11 May 2019 - 18:10
Fitore e madhe e Prishtinës në derbi

Prishtina arriti ta sigurojë një fitore të rëndësishme në këtë derbi kundër Llapit, ndërsa as kundërshtari tjetër i klubit kryeqytetas në garën për titull, Feronikeli, nuk gaboi në përballjen me Dritën.

Prishtina 1:0 Llapi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot u zhvillua njëri ndër derbit më të mëdhenj të këtij sezoni, mes Prishtinës dhe Llapi.

Kjo ndeshje, e cila luan rol të madh në renditjen e klubeve të tabelën e IPKO Superligës së Kosovës, përfundoi me fitore të vendasve me rezultat 1:0. Golin e fitores e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 88-të, duke ia mbajtur gjallë Prishtinës shpresat për titull.

Me këtë fitore, Prishtina radhitet në pozitën e dytë, me dy pikë prapa liderit, ndërsa Llapi radhitet në pozitën e tretë, me pesë pikë më pak. Më herët fitore ka shënuar edhe Freonikeli që e mposhti Dritën me rezultat 4:1.

Image

 

(Kosova Sot Online)