Batatina,akuzon Agim Ademi për humbjen, Prishtina nuk e meriton titullin

  • 11 May 2019 - 19:04
Batatina,akuzon Agim Ademi për humbjen, Prishtina nuk e meriton titullin

Tahir Batatina ka kritikuar sërish FFK’në dhe gjyqtarët. Humbjen e pësuar nga Prishtina në kryeqytet, Tahir Batatina nuk po mund ta ‘përbijë’.

Trajneri llapjan ka akuzuar gjyqtarët dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë humbje, teksa thekson e Prishtina nuk e meriton titullin.

Image

“Po mendoj që sot nuk shkoi për arsye se Llapi nuk mund të luajë ndaj 16 personave. Është vërejt një penallti e akorduar. Veliu është bërë për spital ndërsa referi nuk ndal as faull”, u shpreh Batatina.

“Prishtina nuk e meriton të bëhet kampion dhe nuk besoj që do të bëhet kampion. Mendojë qe fajtorin ta mbajë Agim Ademi me bashkëpuntorët e tij”, shtoi tutje trajneri llapjan.

Ndryshe, Prishtina triumfoi 1:0 me një gol të vonshëm të shënuar nga Mërgim Pefqeli. Prishtinasit tani kanë dy pikë më shumë se Llapi në renditje: Prishtina si e dyta, ndërsa Llapi si i treti.

Prinë Feronikeli në tabelë me 74 pikë, apo dy më shumë se bardhekaltrit.

Image

 

(Kosova Sot Online)