Lotët e Afrim Muçiqit pas golit të Prishtinës

  • 11 May 2019 - 19:36
Lotët e Afrim Muçiqit pas golit të Prishtinës

FC Prishtina ka triumfuar në duelin derbi të javës së 31-të të Ipko Superligës së Kosovës përballë Llapit me rezultat minimal 1-0.

Ishte Mërgim Pefqeli ‘heroi’ i kryeqytetasve, ai i cili realizoi në minutën e 88-të të ndeshjes për ti dërguar në trans tifozërinë vendase.

Në trans ishte edhe nënkryetari i parë i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi, i cili shpërtheu në lot pas golit.

Muçiqi i cili ishte në zonën VIP nuk mundi ti mbante emocionet, teksa goli i Pefqelit mbajti gjallë shpresat e kryeqytetasve për ta rikthyer titullin pas gjashtë vitesh në shtëpinë e kampionëve.

Image

(Kosova Sot Online)