Pas 7 vitesh pritje, skuadra e njohur rikthehet në Serinë A

  • 11 May 2019 - 20:29
Pas 7 vitesh pritje, skuadra e njohur rikthehet në Serinë A

Fitorja 2-1 ndaj Spezia arritur sot në shtëpi i ka dhënë skuadrës së Lecce kualifikimin direkt në Serinë A sezonin e ardhshëm sportiv 2019-2020. Pas Brescia, ekipi i Lecce është i dyti që siguron kualifikimin në kampionatin e më të mirëve.

Skuadra e Lecce, që drejtohet nga trajneri Fabio Liverani, rikthehet në Serinë A pas 7 vitesh pritje. Ndërkohë që, skuadra e tretë që do të ngjitet në Serinë A do të mësohet vetëm në qershor, pas përfundimit të fazës play off.

Sot u luajtën ndeshjet e javës së 36-të dhe të fundit të Serisë B, që kanë konfirmuar edhe skuadrat që do të luajnë në fazën play off: Palermo, Verona, Benevento, Pescara, Spezia dhe Cittadella. Ato do të duelojnë mes tyre vetëm për një vend.

(Kosova Sot Online)