Pochettino vendos kushte për të mbetur te Tottenhami

  • 11 May 2019 - 20:36
Pochettino vendos kushte për të mbetur te Tottenhami

Mauricio Pocchetino e ka bërë të qartë se nuk do të qëndrojë te Tettenhami në rast se drejtuesit e klubit nuk do të kenë një projekt ambicioz për të qëndruar mes skuadrave në të mira të Europës.

“Nuk jam gati për të nisur një kapitull të ri pa një plan konkret, pa një ide të qartë, pa transparencë dhe pa i thënë njëri-tjetrit se çfarë duhet të bëjnë dhe pa sqaruar tifozët se çfarë do të bëjmë dhe cili është objektivi ynë.”

Ky qëndrim i trajnerit argjentinas vlen edhe nëse klubi nga Londra do të arrijë të triumfojë në finalen e Championsit ndaj Liverpoolit.

Pas 5 vitesh te Hotspur, 47-vjeçari beson se po i vjen fundi eksperiencës së tij në Londër. Gjithsesi, ai mund të ndryshojë mendje vetëm nëse drejtuesit e klubit i ofrojnë garanci për idetë që ai ka për futbollin.

(Kosova Sot Online)