City i vë çmimin mbrojtësit të kërkuar nga Juventusi

  • 11 May 2019 - 22:34
City i vë çmimin mbrojtësit të kërkuar nga Juventusi

Juventus vijon të kërkojë përforcime për mbrojtjen dhe mes kandidatëve e profileve të shumtë që janë përfolur në kampin bardhezi, së fundmi është konsideruar edhe emri i Nicolas Otamendi.

Mbrojtësi argjentinas ka gjetur shumë pak hapësirë këtë sezon te Manchester City, trajnerin Pep Guardiola që ka preferuar më së shumti Stones, Laporte dhe Kompany mbi Otamendin.

Një motiv ky që ka shtyrë mbrojtësin 31-vjeçar të shohë rrotull për të konsideruar alternativa të tjera. Gazeta spanjolle “AS” ka informuar se drejtuesit e Manchester City kanë vlerësuar çmimin e argjentinasit në shumën 25 milionë euro, me Juven tashmë vërtetë të interesuar për opsionin.

(Kosova Sot Online)