Anulimi me VAR absurd, kjo ishte shakaja e vitit

  • 12 May 2019 - 13:55
Anulimi me VAR absurd, kjo ishte shakaja e vitit

Presidenti i Bayern Mynih, Uli Hoeness ka mbetur i zhgënjyer nga vendimi i gjyqtarit, që anuloi me VAR golin e realizuar nga Leon Goretzka, në ndeshjen e luajtur dje në Bundesliga ndaj Leipzig.

Kjo sfidë përfundoi në barazim 0-0, duke lënë të hapur garën për titullin kampion. Borussia tashmë është vetëm 2 pikë pas Bayern, kur ka mbetur edhe një javë për t’u mbyllur sezoni.

Goretzka shënoi një gol 6 minuta nga fundi, por gjyqtari e anulloi pasi përdori VAR. “Kjo është një vjedhje. Gjyqtari deklaroi se është pozicion jashtë loje, por për mua kjo është "shakaja e vitit". VAR është për të korrigjuar vendimet e gabuara dhe jo të vendosë të kundërtën”, tha Hoeness.

Pavarësisht kësaj, numri 1 skuadrës bavareze shprehet se titulli do të jetë i Bayern dhe se është i qetë. “Do të jenë ditë të qeta. Nëse luajmë në ndeshjen e fundit ashtu sikurse kemi bërë gjithnjë, atëherë nuk ka përse të shqetësohem. Do të fle i qetë ditët në vijim” tha Hoeness.

Image

(Kosova Sot Online)