Lajm “bombë” nga Manchesteri, Ole Gunnar Solskjaer mund të shkarkohet sot

  • 12 May 2019 - 14:13
Lajm “bombë” nga Manchesteri, Ole Gunnar Solskjaer mund të shkarkohet sot

Nëse Manchester United nuk arrinë të mposht Cardiff Cityn në kuadër të javës së fundit të Premier Ligës angleze atëherë do të shkarkohet Ole Gunnar Solskjaer, raportojnë mediat në ishull.

Siç raporton këtë të diel Sky Sport tekniku norvegjez mund ti mbledh valigjet nga “Old Traford”, pasi që drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me rendimentin që ka treguar ekipi i tij, për më tepër që kanë mbetur jashtë zonës Champions.

‘Djajtë’ sapo i kanë rinovuar kontratën ish-legjendës së tyre, por në marrëveshje thuhet se klubi mund të shkëput njëanshëm bashkëpunimin.

Image

Prishja e kontratës në mënyrë të njëanshme do ti kushtonte Unitedit plot 15 milionë euro. Kujtojmë që United kishte prishur marrëveshjen me Mourinhon në mënyrë të njëanshme dhe i kishte kushtuar 24 milionë euro.

46 vjeçari nga Norvegjia ka fituar vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit me Manchester United, ndërkohë që sot mund të drejtojë ndeshjen e tij të fundit.

(Kosova Sot Online)