Batatina, Josës: Ti kurrë nuk do të bëhesh kampion!

  • 12 May 2019 - 14:27
Batatina, Josës: Ti kurrë nuk do të bëhesh kampion!

Trajneri i Llapit Tahir Batatina dhe ai i Prishtinës, Mirel Josa para fillimit të ndeshjes janë parë shumë miqësorë duke u përshëndetur derisa i drejtoheshin fushës ku ndesheshin Prishtina e Llapi. Megjithatë, pas përfundimit të saj, gjërat nuk janë dukur aq miqësore.

Derisa skuadrat i ofroheshin dhomave të zhveshjes, mësohet se trajneri i Llapit, Tahir Batatina i nervozuar me atë që ndodhi në fushë i është drejtuar trajnerit Josa me një ton të nxehtë. “Me këtë lojë, më këtë ndeshje ti asnjëherë nuk do të dalësh kampion”.

Image

Përkundër që ky komenti i Batatinës nuk i pëlqeu aspak Josës, ai nuk pati asnjë reagimi.

Image

(Kosova Sot Online)