Zidane dhe Ramos e bëjnë listën e blerjeve në merkato

  • 12 May 2019 - 15:03
Zidane dhe Ramos e bëjnë listën e blerjeve në merkato

Zinedine Zidane nuk do të jetë i vetëm në përpjekjet që do të bëjë këtë verë për të sjellë te skuadra e Real Madrid disa nga yjet e futbollit botëror për të përforëcuar skuadrën “merengues”. Sipas “Diario Gol”, trajneri francez ka marrë mbështetjen dhe miratimin e kapitenit Sergio Ramos në lidhje me blerjet që klubi madrilen do të kryejë gjatë merkatos së verës.

Madje ata kanë përpiluar së bashku një listë me disa nga objektivat.

Objektivi i parë në merkato mbetet sulmuesi belg Eden Hazard, që luan me Chelsea në Premier League. “Los blancos” shpresojnë që javën e ardhshme të mbyllin këtë marrëveshje, që do t’i kushtonte Real 120 milionë euro. Gjithsesi, si Zidane ashtu dhe Ramos e konsiderojnë këtë shpenzim si të nevojshëm.

Objektivi i dytë është gjetja e një sulmuesi që të luajë në krah të Karim Benzema. Lojtari i shënjestruar është sulmuesi 21-vjeçar i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic. Ai ka refuzuar transferimin te Barcelona, pasi synon të luajë me Real, duke lehtësuar kështu marrëveshjen.

Një tjetër objektiv është mbrojtësi i krahut të djathtë dhe i preferuari i dyshës Zidane-Ramos është Ferland Mendy, që luan me Lyon. Ai do të jetë zëvendësuesi i Marcelo dhe pritet të kushtojë 40 milionë euro. Ngërçi i vetëm mes trajnerit dhe kapitenit vjen kur përmendet emri i mesfushorit francez Paul Pogba, që e do Zidane por jo Ramos. Ky i fundit bashkë me presidentin Florentino Perez synojnë mesfushorin danez Christian Eriksen.

(Kosova Sot Online)