Festë në Vushtrri

  • 12 May 2019 - 18:30
Festë në Vushtrri

Pavarësisht humbjes në Klinë nga Dukagjini, Vushtrria dy xhiro para fundit të kampionatit ka siguruar rikthimin në Superligë.

Kjo edhe falë humbjes së Besës nga Vëllaznimi me rezultat të thellë, 4:0. Në dy javët e fundit do të luftohet për pozitën e dytë ndërmjet Dukagjinit, Besës e Vëllaznimit me ekipin nga Klina që është larg elitës vetëm një fitore.

Ndërkohë, luftë e ashpër do të zhvillohet në pjesën e poshtme të renditjes ku shumë skuadra po e kërkojnë mbijetesën.

Image

 

(Kosova Sot Online)