Partizani kampion i Shqipërisë

  • 12 May 2019 - 18:40
Partizani kampion i Shqipërisë

Partizani shpallet zyrtarisht Kampion i Shqipërisë. Fitorja 2-1 në derbin e kryeqytetit i ka dhuruar “Të Kuqve” titullin e 16-të kampion në Kategorinë Superiore pas plot 26 viteve pritje.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Skënder Gega ka qenë e pandalshme për bardheblutë, dhe gjithashtu e pandikueshme nga luhatjet e Kukësit në anën tjetër, që fillimisht përmbysi avantazhin e Luftëtarit, për të lëshuar në fund gjithçka në favor të gjirokastritëve.

Një triumf i Partizanit, mes spektaklit të kuq që në derbi mbajti vetëm një emër, “Çinari”, protagonist kryesor i duelit, me dy gola personal, që kanë shfuqizuar çdo përpjekje të Tiranës, e cila pas javës së 33-të, me 3 javë nga fundi i kampionatit përjeton sërish rrezikun e fundit të klasifikimit, teksa renditet vetëm dy pikë mbi Kastriotin e vendit të fundit.

(Kosova Sot Online)