Titulli më i vështirë i karrierës time

  • 12 May 2019 - 19:48
Titulli më i vështirë i karrierës time

 

Manchester City ka fituar titullin e Premier League për të dytin vit radhazi. Pas festimeve, këto janë fjalët e Pep Guardiola-s.

“Duhet të urojmë Liverpool dhe e falënderoj jashtë mase pasi na ka shtyrë të rrisim nivelin tonë.

Është e pabesueshme, 98 pikë, dhe të fitosh për të dytin vit radhazi. Sezonin e kaluar rritëm nivelin e kampionatit dhe Liverpool na ka ndihmuar.

Për ta mbyllur në krye të renditjes duhet të fitonim 14 ndeshje radhazi në kampionat. Është titulli më i vështirë që kam fituar në karrierën time.

(Kosova Sot Online)