Real-i vazhdon të turpërohet

  • 12 May 2019 - 20:31
Real-i vazhdon të turpërohet

Real Madrid është poshtëruar edhe njëherë këtë sezon, këtë herë nga Real Sociedad me rezultatin 3-1. Los Blancos nuk luajnë më për asgjë dhe po presin me padurim të mbyllet sezoni, por nuk janë duke respektuar kampionatin me këto rezultate.

Ishte Diaz ai që kaloi miqtë në avantazh me golin e tij në minutën e 6’ të takimit. Megjithatë Merino barazoi pak më vonë. Vallejo duhet të dilte nga loja me karton të kuq dhe kjo ua bëri më të thjeshtë miqve për të shënuar dy golat në pjesën e dytë.

Ndërkohë Barcelona-s i kthehet buzëqeshja me fitoren 2-0 ndaj Getafe-s në Camp Nou. Katalanasit kanë fituar me golat e Vidal dhe Messi në fund. Pas disfatës së rëndë ndaj Liverpool në Champions League, Barça mund të qeshë pak tani me këtë fitore

Atletico dhe Sevilla kanë darë nga një pikë pas barazimit 1-1 në Ëanda Metropolitana. Me këtë barazim, miqtë janë jashtë zonës së Champions League. Aty është ngjitur Valencia me fitoren 3-1 ndaj Alaves.

(Kosova Sot Online)