Guardiola parakalon Mourinho-n, tash është në ndjekje të 4 legjendave

  • 12 May 2019 - 21:20
Guardiola parakalon Mourinho-n, tash është në ndjekje të 4 legjendave

Pep Guardiola nuk është një tip i fiksuar mbas numrave, të paktën në dukje. Trajne ri i Manchester City-t është më shumë i dhënë mbas detajeve. Janë pikërisht këto që kanë bërë diferencën në Premier League, duke i dhuruar "Qytetarëve" triumfin në një kampionat rekord kundër Liverpool-it të Jurgen Klopp.

Suksesi i fundit ka një shije të veçantë, sepse e ndihmon Guardiola-n që të bëhet pjesë e historisë. Spanjolli, në fakt, i është bashkuar grupit të trajnerëve që kanë fituar më shumë në historinë e futbollit.

Titulli i fundit i fituar në Premier League ka qenë trofeu i 26-të për Pep. Përpara tij janë vetëm katër trajnerë: Alex Ferguson (49 trofe), Mircea Lucescu (32) , Valerji Lobanovski (30) dhe Ottmar Hitzfeld (28). Në një nivel me Guardiola-n është Luis Felipe Scolari.

Ai që është parakaluar nga spanjolli është ish-armiku i tij numër një: Jose Mourinho. "Special One" nuk fiton një titull që nga 2017-ta dhe është ndalur në kuotën e 25 torfeve. Parakalimi i Guardiola-s nuk do të jetë pritur aspak mirë nga portugezi.

(Kosova Sot Online)