Kjo Bundesligë është e çmendur

  • 12 May 2019 - 21:39
Kjo Bundesligë është e çmendur

Borussia Dortmund do të diskutojë me Bayern Munich titullin kampion pikërisht deri në javën e fundit, teksa belgu Axel Witsel ka pranuar se kjo Bundesligë është krejtësisht e çmendur.

“Një ditë je i trishtuar, sepse ke bërë gabime, ndërsa ditën tjetër je i lumtur për shkak se mundet ende të jemi kampionë. Kështu që po, kjo Bundesligë është e çmendur”, u shpreh mesfushori i Borussia Dortmund, në lidhje me duelin e zjarrtë sezonal me rivalët, Bayern Munich.

“Tani duhet të pushojmë, sepse jemi të lodhur, e pastaj të japim gjithçka që kemi në ndeshjen e fundit. Për ne nuk do të jetë e lehtë kundër Gladbach, por e njëjta gjë vlen edhe për Bayern kundër Frankfurt, sepse janë në luftë për Champions League. Duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit. Çdo ndeshje është e vështirë", përfundoi belgu i Dortmund.

(Kosova Sot Online)