Vdes në ring ylli i mundjes! Ja Video-ja që tmerroi të gjithë

  • 12 May 2019 - 23:17
Vdes në ring ylli i mundjes! Ja Video-ja që tmerroi të gjithë

Mundësi profesionist Cesar Barron, ka vdekur në Londër pasi u rrëzua në ring.

Cesar Barron, i njohur si Silver King, teksa ndeshej me kundërshtarin e tij në ring ka pësuar arrest kardiak.

Silver King ishte një yll në Meksikë dhe u bë i njohur në vitin 2005, ku së bashku me aktorin komik Jack Black u shfaqën në filmin Nacho Libre.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se fillimisht u mendua se 51-vjeçari po merrte energjitë që i nevojiteshin për t’u ngritur në këmbë dhe më pas kuptuan që ai kishte ndërruar jetë, por ishte tepër vonë.

(Kosova Sot Online)