“Kthimi i Zidane te Real ka qenë një vetëvrasje”

  • 13 May 2019 - 09:27
“Kthimi i Zidane te Real ka qenë një vetëvrasje”

Marrëdhënia e Zidane duket se është futur në krizë pas vetëm dy muajsh.Trajneri francez është kthyer të drejtojë “Los Blancos” marsin e kaluar pas shkarkimit të Santiago Solarit: një zgjedhje e guximshme, duke marrë parasysh situatën e klubit të presidentit Florentino Perez, që kishte mbetur pa asnjë objektiv pas eliminimit në 1/8-at e Champions nga Ajaxi.

Reali i parë nën drejtimin e Zidane, pas kthimit të tij, ka qenë me dy fytyra: pesë fitore në pesë ndeshje të luajtura në shtëpi, ndërsa 2 barazime dhe 3 humbje larg shtëpisë. Zhgënjimi i fundit ka ardhur kundër Real Sociedad, që ka fituar 3-1 me përmbysje.

A mjaftojnë 3 Champions radhazi për t’u respektuar përjetësisht? Përgjigjja është jo, duke parë komentet e shumta të bërë nga tifozët e “Los Blancos” në rrjetet sociale kundër trajnerit francez, raporton telesport. Humbja kundër Sociedad, ishte e 17-ta këtë seozn në të gjitha garat.

Sipas tyre, gjërat kanë ndryshuar për Zizou pas largimit të Ronaldos. “Të metat e Zidane janë më të dukshme pa CR7…”.

“Zidane është i mbivlerësuar si trajner. Herën e parë ka marrë në dorë një skuadër të nivelit të lartë, tani nuk ka bërë asgjë më shumë se paraardhësi i tij”. 

“Zidane duhet të kishte pasur më shumë respekt për veten dhe të kishte zgjedhur një klub tjetër”. 

“Është e pabesueshme si Zidane ka vendosur të bëjë një vetëvrasje në karrierën e tij duke u kthyer te Real Madrid dhe si kjo situatë është kaluar pa u vënë re deri tani”.

 

Ka pasur edhe nga ata që e kanë mbrojtur trajnerin: “Nuk është faji i Zidane, është faji i lojtarëve. Ky sezon është i vdekur për ne… mirupafshim Bale dhe Courtois!”.

(Kosova Sot Online)