Guardiola kërkon het-trikun me trofe: “Kemi shansin të shkruajmë historinë”

  • 13 May 2019 - 09:54
Guardiola kërkon het-trikun me trofe: “Kemi shansin të shkruajmë historinë”

Manchester City ka shansin që të kuptojë tripletën me trofe në sezonin 2018/19.

Kupa, Liga dhe Champions League – nuk janë fituar shumë shpesh në një sezon, vetëm pak skuadra ia kanë dalë që të rrëmbejnë tripletën në histori – Bayern, Barcelona, Inter etj.

Por, Manchester City, tashmë jashtë Champions League, ka shansin që të shkruajë histori duke kompletuar një tjetër tripletë. Bëhet fjalë për të gjithë titujt në një sezon në Premierligë, diçka që nuk është arritur kurrë më parë në histori.

Pasi fituan “Carabau Cup” dhe Premierligën, City është në finale edhe të FA Cup, aty ku do të përballen me Watfordin me 18 maj.

“Asnjë ekip në Angli nuk e ka arritur këtë më parë. Ne kemi shansin. Duhet të jemi të fokusuar për këtë ndeshje”, tha trajneri i City, për shansin që të fitojnë trofeun e tretë për këtë sezon.

“FA Cup nuk është titull që mund të arrihet lehtë, ose të arrish në finale. Do të shkojmë në stadiumin madhështor Wembley për ta fituar atë”.

City regjistroi rekord sezonin e kaluar duke fituar titullin me 100 pikë, pas 32 fitoreve në 38 ndeshje. Ndërsa këtë sezon, e mbyllën me 98 pikë, një më shumë se Liverpooli, 97.

(Kosova Sot Online)