Allegri nuk ofron siguri për të ardhmen, mund të largohet nga Juventusi

  • 13 May 2019 - 10:13
Allegri nuk ofron siguri për të ardhmen, mund të largohet nga Juventusi

Massimiliano Allegri nuk ka ofruar siguri për të ardhmen te Juventusi, duke thënë që ka edhe një vit kontratë, por duhet të takohet me presidentin e klubit.

Që kur zuri vendin e Antonio Contes, Allegri e ka udhëhequr Juventusin drejt titullit në Serie A për pesë sezone me radhë, gjithashtu ka fituar katër Kupa të Italisë.

Ai ka pasur sukses edhe në Evropë, po nuk ia ka dalë ta fitojë trofeun e shumëkërkuar. Juve ka arritur dy herë në finale në vitet e fundit – –ë vitin 2015 humbi nga Barcelona, kurse në vitin 2017 u mposht 4-1 nga Real Madridi.

“Kam ende edhe një vit kontratë, por është e rëndësishme të analizojmë këtë sezon dhe tjetrin”, tha Allegri për Sky Sports Italia. “Duhet t’i kemi idetë e qarta dhe të jemi të qartë në vlerësimet tona”.

Para ndeshjes, zëvendës presidenti i Juves, Pavel Nedved, u pyet për të ardhmen e Allegrit dhe konfirmoi takimin mes trajnerit dhe presidentit në qershor, teksa shtoi se nuk do të jetë e letë për ta përmirësuar këtë skuadër.

Ku iu bë presion për të ardhmen e Allegrit, Nedved u përgjigj: “Do të shohim”. 

(Kosova Sot Online)