Messi vazhdon të jetë i lënduar pas eliminimit nga Champions nga Liverpooli

  • 13 May 2019 - 10:45
Messi vazhdon të jetë i lënduar pas eliminimit nga Champions nga Liverpooli

Messi është prekur më së shumti nga përmbysja e madhe e Liverpoolit në Champions League, që e mposhti 4-0 në “Anfield” Barcelonën, për ta shuar rezultatin e takimit të parë në “Camp Nou”, 3-0.

Ernesto Valverde ka bërë të ditur se humbja e Barcelonës nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, më së shumti e ka lënduar Lionel Messin, i cili megjithatë, gjeti golin në fitoren 2-0 ndaj Getafes, që sipas tij, iu ka ndihmuar “të shlirohemi nga fantazmat në kokët tona”.

Arturo Vidal shënoi në pjesën e parë, kurse Messi realizoi në fund të pjesës së dytë për fitoren e Barcelonës pas një jave të vështirë.

Valverde e pranoi se ishte e nevojshme kjo fitore pas humbjes nga Liverpooli 4-0, që përmbysi rezultatin e pjesës së parë 3-0, për ta eliminuar Barçën nga Champions League.

“Për ne, kjo fitore është e rëndësishme për t’u shliruar nga fantazmat në kokët tona”, tha Valverde pas ndeshjes me Getafen.

“Të gjithë duhet ta kapërcejmë këtë, edhe pse në fillim është e vështirë. Kemi finalen e Kupës në mendjet tona tani”.

“Messi është duke bërë përpjekje për të kapërcyer eliminimin nga Liverpooli”. 

(Kosova Sot Online)