“Juventusi ka nevojë për lojtar si Isco”

  • 13 May 2019 - 12:15
“Juventusi ka nevojë për lojtar si Isco”

Pirlo ka këshilluar Juventusin që ta transferojë Iscon nga Real Madridi.

Juventusi është duke e kërkuar titullin e Champions League për më shumë se 20 vite dhe për këtë, blen vitin e kaluar Cristiano Ronaldon.

Edhe pse u duk se ky mund të jetë vit i “Zonjës së Vjetër”, sidomos pas përmbysjes historike ndaj Atletico Madridit, Juve u ndal nga Ajaxi, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Juve tani do të tentojë të blejë lojtarë gjatë verës për të forcuar skuadrën dhe sipas ish-mesfushorit të Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo, Isco i Real Madridit është i duhuri për kampionin e Serisë A.

“Mendoj se ne kemi nevojë për një lojtar si Isco”, tha Pirlo për Sky Italia. “Jemi në një tjetër nivel, por ju duhet ta fitoni Champions League”.

“Allegri ka në kokë ekipin e së ardhmes për muaj të tërë dhe mesfusha duhet të përmirësohet”.

“Ndoshta i ka munguar kualiteti në mesfushë dhe nuk kanë mundur ta furnizojnë Ronaldon me top sic duhet”.

“Për të arritur te Champions League, mesfusha duhet të kom0pletohet”, tha Pirlo. 

(Kosova Sot Online)