De Ligt paralajmëron largimin nga Ajaxi

  • 13 May 2019 - 12:33
De Ligt paralajmëron largimin nga Ajaxi

Matthijs de Ligt ia ka lënë dyert hapur largimit nga Ajaxi gjatë kësaj vere, pas sezonit fantastik që e kaloi. Interesim të madh për të ka shfaqur Barcelona

Matthijs de Ligt, mbrojtës dhe kapiten i Ajaxit, e ka konfirmuar në njëfarë mënyre se gjatë verës do të largohet nga gjiganti holandez.

Ai ka folur për “Fox Sports” pas fitores së ekipit të tij të dielën ndaj Utrechtit, e cila praktikisht ia siguroi titullin Ajaxit një xhiro pa përfunduar sezoni, duke e pasur parasysh se PSV Eindhoven pësoi humbje.

“Ndeshja ime e fundit në ‘Joahn Cruyff Arena’? Nuk e di ende. Jemi në bisedime, por nuk ka ende ndonjë marrëveshje”, ka thënë njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë sot.

“Me kë po bisedoni? Kështu po shkruajnë gazetat. Zgjidheni ju një ekip”, i është përgjigjur De Ligt gazetarit.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, një delegacion i Barcelonës po qëndron në Barcelonë për t’i nisur bisedimet, në mënyrë që t’ia sigurojë popullit Blaugrana qendërmbrojtësin holandez, i cili do të ishte pasardhësi ideal i Gerard Pique. 

(Kosova Sot Online)