Gjigantët evropianë e duan Rabiotin, mund ta marrin “gratis”

  • 13 May 2019 - 12:50
Gjigantët evropianë e duan Rabiotin, mund ta marrin “gratis”

Adrien Rabiot do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere dhe do të jetë lojtar i lirë. Atë e duan klubet e mëdha evropiane, pasi nuk kanë nevojë ta paguajnë kartonin e tij

Adrien Rabiot do të ndahet përfundimisht me Paris Saint-Germainin në fund të këtij sezoni.

Mesfushori francez i ka prishur punët me gjigantin francez pasi nuk kishte pranuar ta vazhdonte kontratën.

Dhe, ai u la jashtë në shumë ndeshje të këtij sezoni dhe po e pret përfundimin e sezonit për t’u ndarë me PSG-në.

Palët do t’i ndajnë rrugët me 30 qershor dhe shpejt do ta zgjedh destinacionin e tij të radhës.

Real Madridi dhe Tottenhami janë duke e ndjekur kampionin botëror, ndërsa atë e pëlqen edhe Juventusi.

Gjithçka do të varet nga dëshira e futbollistit të lindur në vitin 1995.

Sipas mediave të huaja, Rabiot e do rrogën 10 milionë euro në vit dhe klubet e mëdha nuk do ta kishin problem t’ia realizojnë këtë kërkesë duke e pasur parasysh kualitetin e mesfushorit kreativ. 

(Kosova Sot Online)