Kriza e Realit vazhdon, derisa Rodrygo po shkëlqen në Brazil

  • 13 May 2019 - 13:02
Kriza e Realit vazhdon, derisa Rodrygo po shkëlqen në Brazil

Rodrygo ka vazhduar me formën e mirë në Brazil, ai ka shënuar dhe asistuar në fitoren 3-0 të Santos ndaj Vasco DA Gama.

Real Madridi nuk e ka ndërmend të dalë në kriza. Këtë e di më së miri Zinedine Zidane, sipas të cilit, zgjidhja është që “të përfundojë sa më parë sezoni”

Zizu dëshiron që t’i japë fund sa më parë një sezoni plot me ankth dhe të nisë që tani përgatitjet për edicionin e ri, i cili pritet të bëjë revolucion në skuadër.

Talenti 18-vjeçar, Rodrygo, është një ndër lojtarët që mund të zbresë në “Santiago Bernabeu”.

Rodrygo, që është blerë një vit më parë nga Reali për 45 milionë euro, mendon që pavarësisht moshës, mund të ndihmojë skuadrën e Zidane, ndërsa ky i fundit duhet të mendojë nëse talenti brazilian është o gatshëm për ekipin e parë, apo është më mirë që ta lërë edhe për një sezon në huazim.

Sido që të jetë, Rodrygo po tregon se është mjaftueshëm i zhvilluar si lojtar për t’i ndihmuar Los Blancos.

Ai ka asistuar dhe shënuar sërish në Brazil, duke i dhënë sinjale Zidanit se mund të llogarisë në të për sezonin 2018/19.

(Kosova Sot Online)