“A mund të luajë Icardi me Ronaldon? Natyrisht, por do të qëndrojë në Inter”

  • 13 May 2019 - 13:37
“A mund të luajë Icardi me Ronaldon? Natyrisht, por do të qëndrojë në Inter”

Wanda Nara ka insistuar se është lodhur duke thënë se “Mauro Icardi do të qëndrojë në Inter”, derisa, sipas saj, ai dhe Cristiano Ronaldo “mund të luajnë së bashku”.

E ardhmja e Icardit mbetet ende e dyshimtë sipas mediave italiane. Argjentinasi lidhet me një transferim të mundshëm te Manchester United, për ta zëvendësuar Romelu Lukaku, ky i fundit është në listën e dëshirave të Antonio Contes, nëse bëhet trajner i Interit.

Sido që të jetë, Wanda në Tiki Taka tha: “Jam lodhur duke përsëritur që Icardi dëshiron të qëndrojë në Inter”.

 “Do ta fiki telefonin në ditën e parë të afatit kalimtar të verës. Ka pasur oferta, por Icardi do të qëndrojë në Inter. Kjo është”, shtoi Wanda.

“Ekipet më të mira e kanë kontaktuar atë, trajnerët më të mirë e duan atë, por Icardi beson se do të qëndrojë në Inter, pavarësisht se kush do të jetë trajner. Të gjithë e duan”.

Gruaja e Icardit u provokua gjithashtu dhe u pyet nëse sulmuesi argjentinas mund të luajë me Ronaldon: “Sigurisht. Ata mund të luajnë së bashku”.

Emri Icardit është përmendur vazhdimisht për ta zëvendësuar Mario Mandzukicin te Juventusi. 

(Kosova Sot Online)