Arton Zekaj e feston me Lillen kualifikimin në Champions League

  • 13 May 2019 - 13:57
Arton Zekaj e feston me Lillen kualifikimin në Champions League

Talenti shqiptar, Arton Zekaj, mund të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Zekaj, që u bë pjesë e Lille verën e kaluar, nuk ka luajtur shumë ndeshje për ekipin e parë në sezonin 2018/19, por kjo edhe për shkak të një lëndimi të rëndë që e pësoi në fillim të sezonit.

Megjithatë, Zekaj, që luan pozitën e mesfushorit, është vetëm 19-vjeçar dhe sigurisht se dalëngadalë do të ketë më shumë minuta në ekipin e parë.

Image

Ai është një talent shumë premtues dhe sezonin 2019/20 mund të luajë në Ligën e Kampionëve pasi edhe Lille ka siguruar një vend direkt për në fazën e grupeve.

Për Lillen kualifikimi në Champions ishte si një trofe dhe festuan së bashku me tifozët – natyrisht pjesë e kësaj feste ishte edhe talenti shqiptar, Arton Zekaj. 

(Kosova Sot Online)