Eurobasket zgjedh më të mirët e sezonit në Superligën e Kosovës

  • 13 May 2019 - 15:43
Eurobasket zgjedh më të mirët e sezonit në Superligën e Kosovës

Eurobasket e ka zgjedhur ekipin më të mirë të sezonit 2018/19 në kampionatin kosovar të basketbollit, i cili përfundoi javën që shkoi

Sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll tashmë ka përfunduar dhe është koha për t’i bërë llogaritë.

Në fakt, uebfaqja e njohur evropiane e basketbollit përzgjedhjen e ka bazuar në paraqitjet e basketbollistëve dhe statistikat e tyre gjatë sezonit që po e lëmë pas.

Në këtë pesëshe i shohim tre basketbollistë të kampionit të ri të Kosovës, Prishtina dhe dy të finalistit dhe mrekullisë së sezonit, Rahoveci.

Më të mirët e vitit në basketbollin kosovar

MVP i finales: Dardan Berisha (Prishtina)

Lojtari i Vitit: Dardan Berisha (Prishtina )

Organizatori i Vitit: Dardan Berisha (Prishtina)

Goditësi i Vitit: Fred Richardson III (Rahoveci)

Qendra e Vitit: Khalid Boukichou (Prishtina – Nancy)

Lojtari më i Rëndësishëm për Ekip i Vitit: Fred Richardson III (Rahoveci)

Lojtari më i mirë Vendor i Vitit: Dardan Berisha (Prishtina)

Lojtari Defanziv më i mirë i Vitit: Mikaile Tmusic (Prishtina)

Trajneri i Vitit: Damir Mulaomerovic (Prishtina)

(Kosova Sot Online)