De Jong: Po shkoj në Barcelonë shumë i lumtur

  • 13 May 2019 - 16:18
De Jong: Po shkoj në Barcelonë shumë i lumtur

Frenkie de Jong ia dha lamtumirën Johan Cruff Arena në mënyrën më të mirë të mundshme, duke luajtur rol kyç në fitoren e Ajaxit 4:1 ndaj Utrecht, e cila pothuajse ia siguroi titullin në Eredivisie. Tani, mesfushori holandez niset drejt Barcelonës me ndjesinë e hareshme.

Pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve në kurriz të Tottenhamit të mërkurën e kaluar, ekipi i ri i Ajaxit tregoi lojë të pjekur për ta bërë edhe një hap të madh drejt titullit një xhiro para fundit të kampionatit holandez.

Rrugëtimin me Ajaxin ai e ka përshkruar si të mrekullueshëm.

“Ka qenë rrugëtim i mrekullueshëm, do të shkoj në Barcelonë plot lumturi”, tha De Jong.

“Ka qenë një sezon fantastik, edhe pse kam dashur të them lamtumirë me tre tituj, por nuk ishte e shkruar”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)