Milani e do Shkodran Mustafin, zbulohet oferta për futbollistin shqiptar

  • 13 May 2019 - 16:51
Milani e do Shkodran Mustafin, zbulohet oferta për futbollistin shqiptar

Gjiganti italian ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit shqiptar, për të cilin i ka bërë gati 20 milionë euro, nëse vendos t’ia shesë atë Arsenali

Milani raportohet se e ka bërë një lëvizje në drejtim të futbollistit shqiptar, Shkodran Mustafi.

Sipas “Tuttomercatoweb”, “Rossoneri” po mendojnë ta tansferojnë qendërmbrojtësin, të cilin Arsenali po planifikon ta shesë gjatë kësaj vere.

Milani po has në vështirësi për t’u futur në Top 4, pozita këto që çojnë në Champions League pasi gjendet tri pikë prapa Atalantas, dy xhiro pa përfunduar sezoni.

Sidoqoftë, gjiganti italian ndërkohë po punon intensivisht për ta freskuar ekipin, mbi të gjitha mbrojtjen.

Ignazio Abate e Cristian Zapata pritet të largohen gjatë verës, ndërsa lëndimi nuk e la Mattia Caldaran që ta shfaqte kualitetin e tij në San Siro.

Andaj, Milani ka nevojë për një mbrojtës të ri dhe Mustafi raportohet se është një opsion që po shqyrtohet nga drejtuesit e klubit.

Mustafi iu bashkua Arsenalit për afro 40 milionë euro, por paraqitjet e tij në Premierligë nuk ishin prej më të mirave dhe ai nuk i arriti asnjëherë pritshmëritë.

Prandaj, ish-futbollisti i Sampdorias dhe Valencias mund t’i bashkohet Milanit gjatë verës.

Gjithnjë sipas mediave italiane, “Rossoneri” i kanë bërë gati 20 milionë euro për transferimin e përfaqësuesit gjerman. 

(Kosova Sot Online)