Liverpooli kishte 78 për qind gjasa të triumfonte në Premierligë, por dështoi

  • 14 May 2019 - 09:06
Liverpooli kishte 78 për qind gjasa të triumfonte në Premierligë, por dështoi

Më 1 janar të këtij viti, Liverpooli i kishte shtatë pikë më shumë sesa Manchester City në tabelën e Premierligës. Në atë xhiro, FiveThiryEight.com kishte parashikuar se skuadra e Jurgen Kloppit ka 78 për qind ta fitojë titullin e Premierligës.

Edhe pse e humbën titullin e Premierligës, lojtarët e Liverpoolit i arritën disa statistika mjaft interesante këtë sezon. Skuadra e humbi vetëm një ndeshje gjat ëgjithë sezonin dhe arriti t’i grumbullojë plot 97 pikë

Shumica e yjeve të Liverpoolit janë ende të rinj dhe trajneri Jurgen Klopp do të tentojë ta fitojë këtë trofe sezonin e ardhshëm. Megjithatë, gjermani do të jetë i zhgënjyer për shkak se në fillim të vitit, skuadra e tij e kishte pasur në dorë garën për titull.

Në janar, Liverpooli ishte shtatë pikë para Manchester Cityt në tabelën e Premierligës. Megjithatë, barazimet kundër Leicesterit, West Hamit, Manchester Unitedit dhe Evertonit ndikuan dramatikisht në garën për titull.

Të dhënat e prodhuara nga analizat e FiftyThirtyEight.com e tregojnë probalitetin që Liverpooli ta fitonte titullin e Premierligës pas çdo xhiroje.

Ata kishin 78 për qind mundësi që të shpallen kampionë pas ndeshjeve të xhiros së 20-të të Premierligës, në të cilën ata e mposhtën Arsenalin me rezultat 5:1 më 29 dhjetor, ndërsa Manchester City e mposhti Southamptoin më 30 dhjetor.

Edhe pasi Manchester City i mposhti “The Reds” në stadiumin Etihad më 3 janar, Liverpooli ishte ende favorit për titull me 73 për qind mundësi. Megjithatë, gjërat filluan të ndryshojnë më 4 shkurt, kur Manchester City e kaloi Liverpoolin, me 65 për qind mundësi triumfi në Prmeierligë.

(Kosova Sot Online)