Gjyqtari i Premierligës Mike Dean feston si i çmendur pasi një klub anglez fiton

  • 14 May 2019 - 09:10
Gjyqtari i Premierligës Mike Dean feston si i çmendur pasi një klub anglez fiton

Gjyqtari i premierligës, Mike Dean, u çmend në tribunat e stadiumit pasi Tranmere Rovers e arriti finalen e play-offit për Ligën e Dytë, nivelin e tretë të futbollit në Angli.

Mike Dean kishte qenë në pjesën e tifozëve mysafirë në tribunat e stadiumit, ku Rovers barazoi 1:1 me Forest Green Rovers, duke e siguruar një vend në finale të play-offit, pasi e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 1:0

Gjyqtari, i cili së fundi u bë gjyqtari i parë që i ka ndëshkuar 100 herë lojtarët e Premierligës me kartonë të kuq, u kap nga kamerat e Sky Sports duke festuar dhe duke kënduar disa herë gjatë ndeshjes.

Kur ndeshja përfundoi, gjyqtari i famshëm Dean nuk arriti t’i përmabjë emocionet. Pamjet e festimit të tij u bënë virale në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)