Momenti i çuditshëm kur xhudisti eliminohet sepse i bie telefoni nga xhepi

  • 14 May 2019 - 10:32
Momenti i çuditshëm kur xhudisti eliminohet sepse i bie telefoni nga xhepi

Xhudisti portugez Anri Egutidze u diskualifikua në mënyrë të çuditshme nga gara, pasi që telefoni i tij i ra nga xhepi gjatë një meçi.

Kundërshtari i Anri Egutidzes, Robin Packs, u duk se ishte afër për ta rrëzuar portugezin, para se ta kapte telefonin në duar dhe iu drejtua gjyqtarit të meçit

Incidenti ndodhi vetëm 13 sekonda pas fillimit të meçit në Grand Slamin në Baku të Azerbajxhanin. Kjo garë vazhdoi për tre ditë dhe aty morën pjesë 467 xhudiste nga 52 vende të ndryshme.

23-vjeçari Egutidze mbeti i turpëruar pas këtij incidenti dhe ai e vendosi dorën e tij në zemër dhe kërkoi falje para se të largohej nga tepihu, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Xhudisti, i cili ka origjinë gjeorgjiane, por garon për Portugalinë, e pranoi më vonë se kishte harruar ta linte në zhveshtore telefonin.

“Isha duke dëgjuar muzikë në zhveshtore dhe përderisa mu kujtua ta heq orën e dorën, për telefon harrova”, tha Egutidze.

Ai i kishte ofruar Federatës së Xhudos në Portugali që t’ua kthente paratë e shpenzuara për udhëtim në Azerbajxhan, megjithatë kjo ofertë e tiji u refuzua.

(Kosova Sot Online)