Ronaldo, më i miri në botë

  • 14 May 2019 - 14:50
Ronaldo, më i miri në botë

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë sipas ish-portierit të Schalkes, Timon Wellenreuther, i cili thotë se të luash kundër yllit portugez të Juventusi është diçka shumë e veçantë.

Timon Wellenreuther kishte luajtur kundër Cristiano Ronaldo dy herë gjatë kohës sa ishte lojtar i Schalkes. Klubi gjerman u përball me Real Madridin në edicionin e vitit 2015 të Ligës së Kampionëve. Wellenreuther humbi me rezultat 2:0 në shtëpi, ndërsa fitoi me rezultat 4:3 në Santiago Bernabeu.

Dhe golat e Ronaldos në të dy ato ndeshje kanë bërë që Wellenreuther të besojë se ai ishte përballur me futbollistin më të mirë në botë.

“Të luash kundër Cristiano Ronaldos ishte diçka shumë e veçantë. Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë. Vrapimet dhe fuqia e tij janë të pabesueshme”, ka thënë Wellenreuther.

“Gjithashtu, në ndeshjet kundër meje, ju fatkeqësisht e keni parë që ai është shumë i ftohtë para portës dhe gjithmonë gjendet në vendin e duhur. Edhe pse i kam pritur shumë goditje të tij, në fund ai i shënoi dy gola”.

Wellenreuther nuk është i vetmi portier që u largua nga një ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Ronaldos duke u ndierë i zhgënjyer dhe i mërzitur, pasi që portugezi është golashënuesi më i mirë i kësaj gare, me 126 gola”.

Në debatin se kush është futbollisti më i mirë në botë, zakonisht përmenden Ronaldo dhe rivali i tij i vjetër, Lionel Messi. Që të dy ata i kanë fituar nga pesë Topa të Artë dhe kanë arritur t’i fitojnë edhe shumë tituj me klubet e tyre.

Këtë sezon, Messi ka statistika më të mirë me Barcelonën. Ai i ka shënuar 48 gola dhe i ka asistuar 19 të tjera në gjithsej 48 paraqitje. Në anën tjetër, Ronaldo i ka bërë 42 paraqitje me klubin e tij të ri, Juventusin, ku ka kontribuar me 28 gola dhe dhjetë asiste.

(Kosova Sot Online)