Lojtarët e Atletico Madridit e dinë se Griezmann do të largohet

  • 14 May 2019 - 16:54
Lojtarët e Atletico Madridit e dinë se Griezmann do të largohet

Skuadra e Atletico Madridit nuk po e fsheh faktin se Antoine Griezmann mund të largohet nga klubi këtë verë.

Lojtarët e Atleticos janë të trishtuar tashmë pas largimit të kapitenit Diego Godin dhe janë duke u përgatitur për t’u përballur edhe me largimin e Antoine Griezmann.

Francezi është shtyllë e sulmit të Diego Simeones, si njeriu kryesor i skuadrës i cili prodhon më së shumti gola dhe është lider në fushë.

“Ai ka treguar se çfarë lojtari është në Atletico. Ne duam që ai të qëndrojë, të jetë i motivuar dhe i nxitur. Të shpresojmë se një ditë edhe atij i jepet lamtumira si Godinit”, tha bashkëlojtari i tij, mesfushori Koke.

Fjala “shpresë” tregon se lojtarët e Atleticos mendojnë se ekziston një mundësi reale që Griezmann të largohet.

Destinacioni i tij pritet të jetë Barcelona, klubi të cilin francezi e refuzoi hiç më larg se vitin e kaluar.

Barça është në kërkim të një sulmuesi të madh pas dështimeve të njëpasnjëshme për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe e sheh francezin si njeriun e duhur për vijën e sulmit.

(Kosova Sot Online)