Conte i dorëzon listën e blerjeve Interit

  • 14 May 2019 - 18:24
Conte i dorëzon listën e blerjeve Interit

E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” zbulon sot se trajneri Antonio Conte është shumë pranë stolit të Interit. Ish-trajneri i Chelsea ka patur një takim me drejtorin sportiv Beppe Marotta, të cilit i ka dorëzuar edhe një listë. Ajo është lista e lojtarëve që Conte dëshiron të sjellë tek Interi sezonin e ardhshëm.

Beppe Marotta nuk ka humbur kohë dhe ka nisur të lëvizë për të përmbushur kërkesat e Conte, për të ndërtuar një Inter pretendent për të ardhmen.

Në listë mësohet se janë emrat e sulmuesve Federico Chiesa, Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko. Kjo pritet të tjerë treshja sulmuese e klubit zikaltër për të ardhmen.

Gjithsesi, Marotta dhe Ausilio do të përforcojnë edhe repartet e tjera. Po me kërkesë të Conte, klubi zikaltër është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, ku favorit është Matteo Darmian, që luan me Manchester United. Alternativa është Danilo, braziliani i Manchester City.

Në mesfushë kërkohet një emër “big”, ku synohet një nga Kross, Rakitiv, Ndombele dhe Van de Beek. Ekziston edhe mundësia që të rikthehet Mateo Kovacic, aktualisht te Chelsea, ndërkohë që në shënjestër janë Thomas (Atletico Madrid) e Nicolo Barella (Cagliari). Synohet edhe Lucien Agoume, 17-vjeçari francez që luan me Sochauz, që konsiderohet si pasardhësi i Pogba.

(Kosova Sot Online)