Deschamps, favorit për ta marr drejtimin e Juventusit

  • 14 May 2019 - 20:55
Deschamps, favorit për ta marr drejtimin e Juventusit

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është favorit për të zëvendësuar Max Allegri te Juventusi. Sipas Tuttosport, Deschamps do të dëshironte të përfundonte punën që ai la papërfunduar në vitin 2007.

50-vjeçari e udhëhoqi Juventusin drejt Series A pas skandalit të Calciopoli, por dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me bordin e klubit.

Deschamps luajti 173 herë për Zonën e Vjetër ndërmjet viteve 1994 dhe 1999, duke fituar tre tituj dhe një Ligë të Kampionëve.

Image

Ai gjithashtu e ka fituar titullin si trajner me Olympique Marseillen, ndërsa Kupën e Botës vitin e kaluar me Francën.

Raportimi vjen vetëm një ditë para se Allegri të takohet me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, për të biseduar rreth së ardhmes së tij.

 

(Kosova Sot Online)