Marcelo dëshiron t’i bashkohet Ronaldos në Juventus

  • 14 May 2019 - 21:32
Marcelo dëshiron t’i bashkohet Ronaldos në Juventus

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, dëshiron të kalojë në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës për të luajtur përsëri përkrah Cristiano Ronaldos.

Edhe vitin e kaluar u përfol se braziliani mund të kalojë në Juventus dhe nuk është fshehtësi se kampioni italian do të dëshironte ta kishte në radhët e veta atë sezonin e ardhshëm.

Real Madridi nuk është i gatshëm të lërë atë të largohet, por mund të bindet ta shesë nëse vjen ndonjë ofertë e duhur.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Marcelo dëshiron të kalojë në Serie A në verë dhe është i etur të luajë me Ronaldon në një ekip përsëri.

Edhe pse Zinedine Zidane u kthye në pozitën e trajnerit të gjigantit spanjoll, Marcelo prapëseprapë dëshiron të provojë një aventurë të re.

Transferimi i mundshëm i Ferland Mendy nga Lyoni në Real mund të hapë rrugë për kalimin e Marcelos tek bardhezinjtë.

(Kosova Sot Online)