Në spital të veshur si kampionë, ideja gjeniale vjen nga Madridi

  • 14 May 2019 - 22:18
Në spital të veshur si kampionë, ideja gjeniale vjen nga Madridi

Ide e thjeshtë dhe e mrekullueshme. Nga ato që kur i shikon të duket e çuditshme që askush nuk e kishte menduar më parë.

Një spital pediatrie në Madrid ka marrë fanellat e yjeve të La Liga-s dhe i ka kthyer në "uniforma" shtrimi për vizitorët e vegjël: është projekti "Las batas mas fuertes".

Ideja ka qenë e "Panenka-s", revistë mujore sportive spanjolle. Ata kanë hapur një faqe në internet që quhet lasbatasmasfuertes.com, duke e shoqëruar prezantimin e projektit me një video shumë të bukur ku duken fëmijët e shtruar që kanë zëvendësuar veshjen e trishtë të spitalit me fanellat e idhujve të tyre: Messi, Griezmann, Sergio Ramos.

"Kur fëmijët e shtruar veshin fanellat e skuadrave të zemrës në vend të veshjes së mërzitshme tradicionale, ata bëhen më të fortë. I ftojmë të gjithë ambulatorët që të mbështesin këtë nismë duke na shkuar te [email protected]".

(Kosova Sot Online)