Fotot e paharrueshme të sezonit 2018/19 në Premier League

  • 14 May 2019 - 22:46
Fotot e paharrueshme të sezonit 2018/19 në Premier League

Në një fundjavë normale mund të shkrepen mijëra foto në Premier League nga agjenci apo fotografë të ndryshëm. Shifra e fotove mund të shkojë rreth 1 milionë të shkrepura dhe që shfaqin momentet më të bukura të kampionatit më argëtues të planetit.

Fotoja më e bukur ka ardhur nga Wembley, ku Vertonghen i ka futur gishtin në sy Firmino-s. Fatmirësisht braziliani ishte ok. Në Old Trafford, Sir Alex Ferguson e kanë pritur si hero pas operacionit.

Ky ishte një muaj tragjik, pas vdekjes së Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester City-t. ai humbi jetën pas përplasjes së helikopterit shumë pranë King Power Stadium. Këtë muaj ka ndodhur edhe incidenti i famshëm i Jose Mourinho-s në Stamford Bridge, kur një prej pjesëtarët e stafit teknik të Chelsea-t ka provokuar portugezin pas barazimit në sekondat e fundit.

Tottenham mposhti Chelsea-n në Wembley, ndërsa Man City fitoi derbin e fazës së parë. Një tjetër foto e shkrepur atë muaj ishte ajo e një siluete të një burri duke pirë një cigare me dritat e stadiumit në sfond.

Ky muaj mbahet mend për abuzimet e shumta të ndodhura. Së pari, një banane është hedhur në fushën nga një tifoz i Tottenham drejt Aubameyang, më pas erdhën sharjet drejt Raheem Sterling.

Ato që vendosën ishin milimetrat gjatë takimit të dytë të kryesuesve. Atë muaj ka ardhur humbja e parë dhe e vetme e Liverpool për këtë sezon. Pa harruar edhe vdekjen e Emiliano Sala-s që ka tronditur Cardiff dhe të gjithë botën e futbollit.

Muaji kur një mace e zezë ndërpreu një ndeshje të Premier League, por edhe i shumë fotove të bukura të një tifozi të City-t, Almoron i Newcastle pas një faulli brutal nga Smith që doli me karton të kuq dhe kokës së Lukaku-t që lëshon avull.

Këtë muaj është inauguruar Tottenham Stadium. Ai ka kushtuar 1 miliard euro dhe është dizajnuar nga Christopher Lee. Stadiumi 62,2 vendësh është një nga më të bukurit në botë dhe atë mbrëmje ka shkëlqyer falë qindra fishekzjarrëve.

Goli i Vincent Kompany do të mbetet në histori, pasi ka ndihmuar City-n të fitojë titullin kampion. Asnjë nga fotografët nuk ishte gati për atë gol, por për të thënë të drejtën, as mbrojtësit e Leicester nuk e prisnin.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)