Neymari i kërkon PSG-së ta transferojë Coutinhon

  • 15 May 2019 - 10:24
Neymari i kërkon PSG-së ta transferojë Coutinhon

Neymari është duke e shtyrë klubin e tij, Paris Saint-Germainin, që të investojë për transferimin e bashkëkombësit të tij në Barcelonë, Philippe Coutinhos, gjatë afatit kalimtar të verës, sipas Paris Unitedit.

Philippe Coutinho nuk i ka arritur pritshmëritë që ishin krijuar për të kur u transferua nga Liverpooli në Barcelona, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit katalonas. Tani, Barcelona besohet se është e gatshme ta shesë atë, nëse merr ofertë të mirë.

Paris Saint-Germaini mund të jetë e gatshme t’ia plotësojë edhe këtë dëshirë yllit të saj, Neymarit, dhe marrëdhënia e mirë mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të Coutinhos mund të ndihmojë në këtë gjë.

Në anën tjetër, marrëdhënia e Barcelonës me PSG-në nuk është edhe aq e mirë dhe kjo gjë mund të ndikojë në marrëveshjen e arritur. Gjatë sezoneve të fundit, dy klubet janë shtyrë për Thiago Silvan, Marco Verrattin, Adrien Rabiotin, Frenkie de Jongun dhe, natyrisht, vetë Neymarin.

Megjithatë, Barcelona do të jetë e gatshme të bashkëpunojë në këtë rast me PSG-në, mirëpo oferta për ta mund të mos jetë më e mira e mundshme. 

Mediat angleze raportojnë se Barcelona dëshiron t’i shfrytëzojë paratë e fituara nga shitja e Coutinhos për ta përforcuar skuadrën edhe më shumë për sezonin tjetër, në mënyrë që ta arrijë qëllimin kryesore: triumfin në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, PSG-ja shpreson që Coutinho do ta gjejë formën e vjetër që e kishte me Liverpoolin dhe t’i ndihmojë klubit francez që gjithashtu të arrijë edhe më shumë në skenën evropiane.

(Kosova Sot Online)