Bale – Real Madrid, po ndodh diçka e pabesueshme

  • 15 May 2019 - 10:50
Bale – Real Madrid, po ndodh diçka e pabesueshme

Agjenti i Gareth Bale këmbëngul se lojtari i tij është ‘mirë’ në Real Madrid pavarësisht spekulimeve në rritje se ai do të largohet nga klubi në verë.

Bale ka qenë i lidhur me një largim nga Bernabeu këtë verë, pas rënies së formës, me Zinedine Zidane që nuk e sheh si pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm.

Uellsiani nuk ka qenë i grumbulluar fare me skuadrën në dy ndeshjet, ndërsa trajneri francez bëri të ditur se arsyet janë të qarta pse ai po lihet në shtëpi.

“Gareth është mirë, ai është ende një lojtar i Realit me tre vjet të mbetura në kontratën e tij”, ka thënë Barnett për ESPN FC.

‘’Ai gjithmonë ka qenë i qartë për këtë. Dhe nëse problemi zgjidhet ai do të luajë’’.

“Ju do të duhet të pyesni z. Zidane se çfarë ai dëshiron të bëjë, por Gareth do të vazhdojë të përpiqet’’, potencoi ai.

(Kosova Sot Online)