Tifozi i Unitedit e mban premtimin, bën tatuazhë fytyrën e Solskjaer

  • 15 May 2019 - 11:05
Tifozi i Unitedit e mban premtimin, bën tatuazhë fytyrën e Solskjaer

Euforia që i rrethoi tifozët e Manchester United në 11 fitoret rreth të Ole Gunnar Solskjaer, ishte një ndenje që ata nuk e kishin përjetuar që nga koha e Sir Alex Fergusonit.

Trajneri norvegjez bëri një start perfekt te ‘Djajtë e Kuq’, duke e zëvendësuar Jose Mourinhon që u shkarkua në fund të vitit të kaluar, por që kjo formë nuk zgjati shumë.  
Solskjaer vazhdonte t’i befasonte të gjithë me formën e tij në Ligën Premier, duke arritur që nga vendi i dhjetë ta ngjiste skuadrën në top katërshe, por që gjërat filluan të bëhen edhe më të bukura në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Norvegjezi e humbi përballjen e parë ndaj Paris Saint-Germain në Old Trafford, por në ndeshjen e dytë e përmbysi rezultatin, duke kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.

Një tifozë i Manchester United kishte premtuar se nëse Solskjaer arrin ta eliminojë PSG-në nga Liga e kampionëve, atëherë do ta bënte tatuazhë fytyrën e tij në këmbë.
Tifozi i ‘Djajve të Kuq’ e ka mbajtur fjalën, duke e bërë tatuazhë fytyrën e trajnerit norvegjez, e që do ta bartë gjithë jetën në trupin e tij. 

(Kosova Sot Online)