Aguero: Nuk kam thënë kurrë që Messi nuk e meriton Topin e Artë

  • 15 May 2019 - 11:50
Aguero: Nuk kam thënë kurrë që Messi nuk e meriton Topin e Artë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka insistuar se ai kurrë nuk ka thënë se Leo Messi nuk e meriton të kurorëzohet me fitimin e Topit të Artë.

Pasi ‘Qytetarët’ e mbrojtën me sukses titullin e Premier Ligës, argjentinasi tha se Topi i Artë është një çmim individual, që jepet për ata që janë ende pjesë e Ligës së Kampionëve.

Kjo ka çuar në shtrembërimin e deklaratës nga mediat, pasi Messi u eliminua nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale.

‘’Nuk më pëlqen të flas dhe të qartësoj gjëra, por kur qarkullojnë fjalët që kurrë nuk i kam thënë, unë duhet të reagojë’’. 

“Vetëm kështu është e qartë dhe gjithmonë e kam thënë këtë, për sa kohë që Messi vazhdon të luajë, ai e meriton Topin e Artë”, shkroi në Twitter ai.

Ndryshe, Aguero pritet të ftohet nga Argjentina për Kupën e Amerikës që zhvillohet në muajin në vijim.

(Kosova Sot Online)